Një gote me lëng portokalli, një fetë panetone, ose ndonjë biskote, një filxhan me qumësht me çokollate, është menduar gjithnjë se përbën mëngjesin ideal për fëmijët.

Ndërkohë qe sipas një studimi te Universitetit te Alabama-s ne SHBA, receta me e mire për fëmijët ne lidhje me mëngjesin është ajo me emrin “Bath”, nga Britania e Madhe.

Një racion mëngjesor i kompletuar dhe i nevojshëm për te mbuluar kërkesat energjetike, proteinike dhe për te shmangur çdo rrezik qe lidhet me te ashtuquajturën “gliceminë e mesditës”, do te ishte mëngjesi me i përshtatshëm për fëmijët. Për ta mundësuar këtë ky racion duhet te ketë një te pestën e kalorive te ditës (400 kalori) si dhe një raport te drejte te proteinave, karbohidrateve lehtësisht te absorbueshme dhe tretshme, te yndyrave ne sasinë e duhur, ndërsa duhet te jete i pasur me Vitamina dhe antioksidantë.

Me i këshillueshëm është mëngjesi me bazë kosi, ose qumështi, biskota dhe me mire akoma te ashtuquajturat Corn Flakes, te cilat ne vetvete janë një kombinim i ekuilibruar i drithërave te ndryshëm. E rëndësishme është, sipas nutricionistëve anglosaksone, te dihet qe mëngjesi është vakti me i rëndësishëm i ditës edhe për fëmijët dhe ai nuk duhet te neglizhohet asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *